Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, u vendos që seanca e radhës të mbahet më 24 shkurt, transmeton Fol Drejt.
Seanca pritet t’i fillojë punimet nga ora 10:00.
Çështja e dialogut me Serbinë, pritet të jetë një ndër pikat kryesore të kësaj seance. Për pikat kryesore të rendit të ditës, njoftoi Mimoza Kuari – Lila, kryesuese e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputetët opozitarë, kanë akuzuar Qeverinë Kurti, për mungesë të transparencës, në raport me dialogun./FolDrejt/