Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tone të ashpra, me përplasje verbale ndërmjet opozitës dhe pozitës, për çështje të dialogut, shkruan Fol Drejt.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar sot që kryeministri Albin Kurti të raportojë urgjentisht në Kuvendin e Kosovës, rreth procesit të dialogut, me theks në takimin e fundit në Bruksel.
”Propozoj mocion procedural që si pikë e parë e rendit të në seancën e sotme të kuvendit, të ndodhë raportimi i kryeministrit të Kosovës pas procesit dialogues konform rezolutave dhe konform kohës”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë në pushtet. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila, e ka cilësuar si “fjalim patetik”.