Dy ish krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, pritet të dalin para gjykatës edhe sot.
Gjatë ditës së djeshme, ish-nënkryetari i OVL-së së UÇK-së Nasim Haradinaj, para trupit gjykues tha se ai asnjëherë nuk ka publikuar dokumente me përmbajtje të ndjeshme, siç pretendohet nga gjykata.
Në anën tjetër, Gucati është detyruar që të largohet nga salla për arsye shëndetësore./FolDrejt