Punimet e seancë së sotme parlamentare kanë filluar me një minutë heshtje, për nder të legjendës së boksit Xhevdet Peci, i cili vdiq para dy ditësh.
Këto punime kanë filluar me zhurmë, transmeton Fol Drejt.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca patën një “fërkim” që në fillim.
“Si është e mundur që për 1 muaj e gjysmë jemi maltretu në këtë Kuvend, duke thënë se Komisioni Hetimor është në kundërshtim me Ligjin për hetim parlamentar. A është ky komision hetimor në kundërshtim me këtë ligj dhe nëse është pse e keni bërë? Pyetja e dytë është a duhet me e marr shishen dhe me i mshu tavolinës për me marr vesh dhe me i sjellë ligjet që i keni. A kuptoni që këto metoda, kjo zhurmë nuk është për këtë Kuvend”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se kërkesa e tij është që të kthehemi në një logjik të shëndosh të diskutimit.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeparlamentarit Konjufca i cili i ka thënë:
“Sapo e keqpërdorë fort keq foltoren e Kuvendit!”.
Pas kësaj Tahiri tha se o duhet me përdorë metoda jo konvencionale për ta ngritur vetëdijen.
“Mocionin e kërkova me kërkesë të shumicës parlamentare. Unë nuk mundem pa e marrë fjalën sepse është keqpërdor seanca, nuk ki të drejtë për këtë që po e thua”, ia ktheu ai.
Në sallë vërehet mungesa e disa deputetëve, ndërsa në rend dite është miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare./FolDrejt/