Një seancë kushtuar Policisë së Kosovës, e paralajmëruar tash e disa ditë, ka filluar pa praninë e Lëvizjes Vetëvendosje!, shkruan Fol Drejt.
Kjo seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës, që është shqyrtimi i propozim-rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës, është bojkotuar nga partia më e madhe në vend.
Deputetët e kanë kritikuar qeverinë për qasjen ndaj këtij institucioni të sigurisë, duke thënë se tash ish dashur të dëgjohet versioni tyre, si dhe pse nuk ka bërë më shumë për pjesëtarët e këtij institucioni.
“Pse pozita nuk janë këtu sot? Pse kryeministri dhe ministrat nuk i përgjigjen pyetjeve parlamentare? Pse nuk përkrahet policia as me një rezolutë bile e bojkotojnë? Sepse mendojnë që edhe rrejnë dhe mendojnë që e marrin votën prapë. Këta duan vetëm pushtet”, ka thënë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha./FolDrejt/