Borussia Dortmund duket se ka gjetur zëvendësuesin e Erling Haaland, me këtë të fundit që është transferuar te Manchester City.
Boshllëku që ka lënë sulmuesi norvegjez është i dukshëm, por drejtuesit e Dortmund kanë arritur të gjejnë edhe lojtarin që do të marrë përsipër përgjegjësitë e golave. Bëhet fjalë për Sebastien Haller.
Sipas “Sport 1” negociatat mes kampionëve të Eredivisie dhe verdhezinjve po shkojnë mirë, me gjermanët që kanë bërë një ofertë prej 33 milionë euro për shërbimet e lojtarit, ofertë që këna skuadrën e Ajax.
Me vetë Hallerin tashmë do të kishte një marrëveshje verbale për një kontratë që do ta lidhte atë me BVB për pesë sezone. Operacioni pritet të mbyllet këtë javë. /abcnews.al/