Ministrat e Mbrojtjes ruse dhe amerikane, Sergei Shoigu dhe Lloyd Austin, diskutuan sot rrëzimin e një droni amerikan mbi Detin e Zi.
Sipas Reuters, Austin tha pas bisedës se Rusia duhet të operojë avionin e saj ushtarak në një mënyrë të sigurt dhe profesionale.
“Aeroplanët amerikanë do të vazhdojnë të fluturojnë dhe të operojnë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar,” tha Austin./FolDrejt/