Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin tha sot në Lituani se është e qartë se Rusia ka marrë një vendim dhe po lëviz në pozicionet e duhura për të kryer një sulm ndaj Ukrainës.
“Ata janë duke u zbërthyer dhe tani gati për të goditur”, tha Austin.
“Nëse shikoni qëndrimin në të cilin ai është sot, duket se Putin ka marrë një vendim dhe ata po lëvizin në pozicionet e duhura për të kryer një sulm”, tha Austin, transmeton lajmi.net, përcjell Foldrejt.com.
Austin dhe të tjerë në SHBA vazhdojnë të thonë se diplomacia është ende e mundur, duke shtuar, “Unë besoj se duhet të përpiqemi deri në minutën e fundit, derisa të mos jetë e mundur”.
“Që nga ky moment, jam i bindur se ai e ka marrë vendimin”, tha Biden gjatë fjalimeve në Shtëpinë e Bardhë.