Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, sërish sot u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionin që, siç paralajmëroi ai, kërcënon aspiratat e tyre drejt integrimit evropian, transmeton Fol Drejt.
“Iu bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të marrin masa që synojnë uljen e tensioneve”, tha Blinken pas takimit të ministrave të NATO-s në Oslo.
Dy ditë më parë, në një deklaratë të Departamentit të Shtetit, Blinken dënoi “dhunën e papranueshme” në Kosovë kundër forcave të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve dhe u bëri thirrje “të gjitha palëve të marrin masa të menjëhershme për të de-përshkallëzuar tensionet”./FolDrejt/