Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha se mbështetje e Arabisë Saudite për rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB) që dënojnë Rusinë dhe ndihma e saj humanitare për Ukrainën nuk e kompensojnë vendimin e grupit OPEC+ për reduktimin e prodhimit të naftës.
Blinken në televizionin Bloomberg në përgjigje të një pyetjeje lidhur me deklaratat e SHBA-së se do të rishikojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite për shkak të rolit të saj në vendimin e grupit OPEC+ për reduktimin e prodhimit të naftës, tha se duke qenë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë ndërtuar nga liderë dhe administrata të ndryshme prej dekadash dhe marrë parasysh shumë interesa të SHBA-së, ata do të konsultojnë me Kongresin marrëdhëniet e dy vendeve në mënyrë që të marrë për bazë interesat, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se vendimi i OPEC+ është i gabuar dhe se ky vendim rrit të ardhurat e Rusisë me burim energjinë dhe kontribuon në rritjen e inflacionit global në një kohë kur ekonomitë në botë filluan të rimëkëmben pas pandemisë së COVID-19.
“Pasi thamë këtë, shikuam disa gjëra interesante që nga vendimi. Sauditët mbështetën rezolutat e rëndësishme të OKB-së që dënojnë agresivitetin e Rusisë dhe rezolutat e paraqitura në Asamblenë e Përgjithshme dhe të cilat dënojnë të ashtuquajturat aneksimet e territoreve të Ukrainës. Kemi parë që sauditët kanë kryesuar edhe me një ndihmë prej rreth 400 milionë dollarë për Ukrainën. Këto janë zhvillime pozitive. Këto nuk e kompensojnë vendimin që grupi i OPEC+ mori për reduktimin e prodhimit, por ne e shënojmë këtë”, tha Blinken./FolDrejt/