Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se ka arritur në konkluzionin se është “arrestuar në mënyrë të padrejtë” shtetasi amerikan, gazetari Evan Gershkovich, i cili akuzohet për spiunazh dhe është arrestuar në Rusi.
Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti amerikan i Shtetit, thuhet se “Sekretari Blinken, ka arritur në konkluzionin se Evan Gershkovich është arrestuar në mënyrë të padrejtë nga Rusia”, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Administrata e SHBA-së do të ofrojë çdo lloj mbështetjeje për gazetarin e The Wall Street Journal, Gershkovich, thuhet në deklaratën ku bëhet ditur se “Gazetaria nuk është krim. Ne dënojmë Kremlinin për shtypjen e zërave të pavarur në Rusi dhe për luftën që ai vazhdon kundër të vërtetës”.
Ndër të tjera në deklaratë bëhet thirrje për lirimin e Gershkovich si edhe të Paul Whelan, shtetasit amerikan të arrestuar më parë.
Gershkovich, i cili kishte akreditim në Ministrisë së Jashtme të Rusisë u ndalua më 29 mars gjatë një raporti të lajmeve në qytetin Yekaterinburg në Ural.
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe zyrtarë të nivelit të lartë bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarit amerikan.
Ministria e Jashtme ruse, në një deklaratë vuri në dukje se akuzat e drejtuara ndaj Gershkovich janë në cilësinë serioze dhe se ai “është kapur në flagrancë teksa përpiqej të siguronte të dhëna të fshehta duke përdorur statusin e gazetarit si maskë për veprimet e tij të paligjshme”.
Teksa pritet që Gershkovich të dalë më 18 prill në gjykatë, po diskutohet mundësia për konfirmimin e arrestimit të tij.
Në anën tjetër, për të njëjtën arsye në Rusi ndodhet i arrestuar që nga viti 2018 edhe ushtaraku amerikan në pension, Paul Whelan (52), i cili kishte shkuar për ceremoninë martesore të një miku të tij./FolDrejt/