Duket se Rusia nuk është as për së afërmi realizimit të objektivave në 24 orëshin e parë të fillimit të sulmeve në Ukrainë, pasi qindra anëtarë të ushtrisë ruse kanë humbur, ka njoftuar Sekretari britanik i Mbrojtjes.
Ben Wallace tha se inteligjenca britanike posedon informacione se Rusia ka dështuar që në ditën e parë në realizimin e çfarëdo qëllimi, pasi që ukrainasit po luftojnë ashpër dhe tashmë u kanë arritur ndihma e parë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.
Ai tha për The Times, tha se numër i madh i forcave ruse që kanë arritur në Ukrainë, janë kapur nga ukrainasit ose kanë dezertuar – kjo edhe është arsyeja pse ata nuk po shihen në terren.
Kur është pyetur sesa kohë do të duhet të kalojë që kryeqyteti i Ukrainës të “bie”, Wallace është përgjigjur: “Ushtria ruse nuk është e pathyeshme”.