Sekretari Gjeneradl i Federatës Evropiane të gazetarëve, Ricardo Gutierrez, i ka bërë thirrje kryeminsitrit në detyrë të VV’së, Albin Kurti, që të ndalë sulmet ndaj gazetarëve.
‘’Gazetarët Berat Buzhala dhe Parim Olluri janë linçuar në Kosovë! I bëj thirrje kryeminsitrit Albin Kurti që të dënojë këto sulme”, ka thënë ai në Twitter.
Po ashtu, organizata tjera ndërkombëtare për mbrojtje të gazetarëve kanë reaguar rreth sulmit ndaj gazetarëve.
Qebdra Europiane për Liri të Medieve dhe Shtypit ka reaguar për rastin e njëjtë.
‘’Ne përkrahim Gazetarët pa kufi për dënimin e përpjekjeve për linçim ndaj gazetarëve Berat Buzhala dhe Parim Olluri në Facebook dhe bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të distancoj partinë e tij nga kjo qasje e papranueshme ndaj gazetarëve’’, thuhet në komunikatë. /Express/