Rusia po planifikon një përshkallëzim në Ukrainë, i cili mund të ndodhë edhe në dy deri në tre javët e ardhshme, sipas Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.
Në një intervistë për Sky News, Danilov tha se luftimet më të vështira nuk kanë ardhur ende dhe se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë.
Ai u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të dërgojnë më shumë armë, duke përfshirë Typhoon të Britanisë dhe avionë luftarakë nga partnerë të tjerë./FolDrejt/