Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) Fatih Birol biseduan sot për sigurinë energjetike.
Pas takimit, Stoltenberg shkroi në Twitter se me Birol ka diskutuar edhe për “manipulimin rus të tregjeve të energjisë”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Aleatët dhe partnerët e NATO-s po punojnë së bashku për t’i dhënë fund mbështetjes në energjinë ruse dhe mirëpresim partneritetin tonë të fortë me IEA”, shtoi ai.
Duke u përgatitur për mundësinë që Moska të ndërpresë plotësisht furnizimin e saj me gaz si përgjigje të sanksioneve perëndimore të vendosura për luftën kundër Ukrainës, qeveritë evropiane po hartojnë masa për të reduktuar faturat e larta dhe për të lehtësuar situatën për qytetarët e shqetësuar./FolDrejt/