Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka qëndruar në Moskë, ku ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin si dhe ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov.
Putin ka rënë dakord “në parim” për përfshirjen e Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq në evakuimin e qytetarëve nga uzina Azovstal në Mariupol.
Guterres i tha presidentit rus se “pushtimi i Ukrainës bie në kundërshtim me kushtetutën e kartës së OKB-së”.
Ai tha se ishte thellësisht i shqetësuar për situatën humanitare në shtetin ukrainas.
Guterres tha se dëshiron të krijojë një grup të ri të përbërë nga Ukraina, Rusia dhe OKB-ja “për të bashkërenduar ngritjen e korridoreve humanitare”.