Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të shkojë në Ukrainë këtë javë, ku do të qëndrojë në Lviv të enjten për çështje dypalëshe dhe në Odesa të premten, për të diskutuar marrëveshjen e grurit, njoftoi OKB-ja.
Sipas zëdhënësit Stephane Dujarric, Guterres do të zhvillojë një takim trepalësh me liderët ukrainas dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për të diskutuar mbi punën e brendshme të marrëveshjes së grurit të Detit të Zi. Ai gjithashtu planifikon të mbajë një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, përcjell rtv21.tv
Në korrik, Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të lejuar rifillimin e eksporteve jetike të grurit nga portet ukrainase të Detit të Zi.
Guterres do të udhëtojë të shtunën për në Stamboll, raporton CNN. Rusët janë të vetëdijshëm për planet e udhëtimit të sekretarit të përgjithshëm, tha Dujarric./21Media/