Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha sot se ajo është ende e kujdesshme në lidhje me rreziqet negative me të cilat përballet ekonomia botërore, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë dhe presionet mbi sektorin bankar, por se perspektiva e përgjithshme është ende më e mirë.
Ajo hodhi poshtë paralajmërimet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për rreziqe më të mëdha që lidhen me tensionet financiare, raporton Reuters.
Kur bëhet fjalë për parashikimin pak më pak të favorshëm të rritjes globale të FMN-së për vitin 2023, i cili paralajmëron se ndezja e trazirave në sistemin financiar mund të ulë prodhimin në një nivel afër recesionit, Jelen tha se duhet të kemi pritshmëri më pozitive, transmeton Fol Drejt.