Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, deklaroi gjatë takimit të NATO-s në Lituani, se Perëndimi duhet ta degradojë ekonominë ruse, në mënyrë që ajo mos të jetë në gjendje që të financojë makinerinë e luftës së Putinit.
Ajo shtoi se luftimi i agresionit rus është një luftë “jo vetëm për lirinë dhe vetëvendosjen e Ukrainës”, por për “gjithë lirinë dhe sigurinë e Evropës”, transmeton Fol Drejt.
Duke përshkruar hapat e ndërmarrë deri më tani, kryediplomatja britanike këmbënguli se sanksionet duhet të vijojnë dhe më tej, duke përfshirë ndalimin e të gjitha bankave ruse nga sistemi SWIFT i pagesave.
“Ne duhet ta degradojmë ekonominë ruse. Ne duhet të sigurohemi që ekonomia ruse të jetë e gjymtuar, në atë mënyrë që ajo të mos jetë në gjendje të financojë makinerinë e luftës së Putinit”, tha ajo./FolDrejt/