“Türkiye është partner strategjik jetik në punimet tona për të ndihmuar në nxjerrjen e grurit, veçanërisht duke rihapur rrugët kryesore detare për të siguruar kalimin e sigurt të ushqimit”, tha Truss
Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss në një mesazh përpara Atakule, një prej strukturave simbol të Ankarasë tha se Rusia në luftën e Ukrainës po përdor ushqimin si “armë lufte”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
E ndodhur në Türkiye (Turqi) në kuadër të kontakteve zyrtare, sekretarja Truss dha një mesazh për krizën e grurit në Ukrainë, duke marrë pas vetes Atakulen, një nga strukturat më të rëndësishme të Ankarasë.
Në mesazhin e saj të postuar në Twitter, Truss tha: “Ushqimi nuk duhet të përdoret kurrë si armë lufte” por që këtë e kanë parë në Ukrainë, ku forcat e presidentit rus Vladimir Putin kanë mbyllur portet dhe kanë ndaluar eksportet e drithit në mbarë botën.
Pasi vuri në dukje se ndodhet në Ankara me qëllimin për të ndihmuar për gjetjen e zgjidhjes ndaj problemit të krizës së drithit, Truss vazhdoi më tej:
“Türkiye është partner strategjik jetik në punimet tona për të ndihmuar në nxjerrjen e grurit, veçanërisht duke rihapur rrugët kryesore detare për të siguruar kalimin e sigurt të ushqimit. Situata është emergjente. Nuk mund të lejomë të rritet (problemi). Ndërsa përpiqemi ta zgjidhim këtë problem me partnerë dhe aleatë si Türkiye, Britania nuk do të lë asnjë derë pa trokitur. Po punojmë së bashku me ata që duan të ofrojnë ndihmë të gjithë ata që janë dëmtuar nga lufta e tmerrshme e Putinit”./FolDrejt/