Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss tha se është skeptike për bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.
Ajo ka theksuar se Putini duhet t’i tërheqë trupat nga Ukraina në mënyrë që këto bisedime të merren seriozisht, transmeton Fol Drejt.
“Unë jam skeptike në lidhje me bisedimet e paqes, derisa Putin është ende duke bërë luftë në Ukrainë. Ai duhet të zbatojë një armëpushim dhe të tërheqë trupat e tij që ato bisedime të paqes të merren seriozisht”, tha Truss për BBC./FolDrejt/