Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës Marija Pejçinoviq Buriç ka dënuar sulmet me raketa ruse që goditën Ukrainën dhe Poloninë dhe theksoi se gjakderdhja duhet të përfundojë menjëherë, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Unë dënoj në termat më të fortë të mundshëm sulmet pa dallim me raketa që goditën Ukrainën dhe Poloninë. Në emër të Këshillit të Evropës, shpreh ngushëllimet dhe mbështetjen e plotë për të dy vendet. Gjakderdhja duhet të përfundojë menjëherë. Ne kemi nevojë për paqe dhe siguri në kontinentin tonë”, ka shkruar Pejçinoviq Buriq.
Kujtojmë se, më 15 nëntor 2022, Rusia nisi një tjetër sulm masiv me raketa në territorin e Ukrainës. Armiku vazhdon përpjekjet e qëllimshme për të shkatërruar objektet e infrastrukturës kritike të vendit.
Në Poloni, shpërthime u regjistruan në qarkun Hrubieszów, Voivodeship Lublin. Raportohet se dy persona janë vrarë. Kjo ngjarje është nën hetim.
Sipas mediave të huaja, duke iu referuar burimeve të inteligjencës, dy raketa ruse kaluan në Poloni jo shumë larg kufirit me Ukrainën. /FolDrejt/