Doganierët holandezë kanë gjetur 1200 kilogramë kokainë në portin e Vlissingen.
Droga ishte e fshehur në dy kontejnerë me banane dhe sipas Prokurorisë Publike arrinte vlerën e 95 milionë eurove, përcjell Fol Drejt.
Kontejnerët erdhën nga Ekuadori dhe u transportuan në Vlissinges nëpërmjet Antwerp.
Kokaina u copëtua në pako nga një kilogram secila dhe më pas u asgjësua. Rasti po hetohet nga një njësi speciale e përbërë nga forca të policisë detare, doganave, hetimeve financiare dhe prokurorisë.
Antwerp dhe porti holandez i Roterdamit janë portet kryesore të hyrjes në Evropë për trafikun e kokainës./FolDrejt/