Autoritetet në Republikën Demokratike të Kongos njoftuan se kanë sekuestruar 1.500 kilogramë fildish në shtatë ditët e fundit, që paraqet 80 deri në 100 elefantë të vrarë.
“Policia arrestoi dy persona teksa posedonin 1.500 kilogramë fildish. Të arrestuarit thanë se nuk i vranë elefantët. Ata thanë se fildishin ua dhanë ata që vranë elefantët dhe që kërkonin një treg për t’i shitur”, tha Chris Kamonge, një oficer sigurie në provincën Haut-Katanga, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Maitre Sabin Mande, anëtar i Rrjetit të Burimeve Natyrore në RD Kongo, tha se madhësia e secilës pjesë tregon se është fildish elefantësh të rritur.
Ai theksoi se fildishi i sekuestruar tani është në duart e autoriteteve, megjithëse përgjegjësit për vrasjen e elefantëve nuk janë arrestuar.
Vrasja e elefantëve në RD Kongo për shkak të fildishit së tyre ka qenë fenomen për shumë vite.
Fildishi përdoret për të bërë sende dekorative. Para përdorimit të materialeve artificiale (plastike etj.), fildishi përdorej për të bërë topa bilardosh, tastiere pianosh, butona dhe zbukurime të ndryshme./FolDrejt/