Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të parandalojë dy tentime për kontrabandim.
Sipas njoftimit të Doganës, në rastin e parë janë kapur mallra ushqimore, ndërsa në të dytin vaj hidraulik.
“Në Zveçan, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Me këtë rast është hasur në mallra ushqimore të kontrabanduar, respektivisht çokollata në sasi rreth 60 pako”, thuhet në njoftim.
“Derisa në regjionin e Prishtinës, njësitet e Doganës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet transportues të dyshimtë i cili ishte duke transportuar 450 Litra Vaj Hidraulik me origjinë nga Irani e që është kontrabanduar në Kosovë”.
Mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palëve janë inicuar procedurat kundërvajtese doganore.