Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe dy thika në Prishtinë.
Për kërë njoftoi vetë policia në profilin zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, gjatë fundjavës që kaloi në raste dhe lokacione të ndryshme, janë gjetë dhe sekuestruar 8 armë prej tyre dy armë të ftohta- thika.
Ndaj personave të dyshuar, janë inicuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/