Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar se ka sekuestruar bitcoin me vlerë mbi 3.6 miliardë dollarë. Autoritetet amerikane kanë konfirmuar gjithashtu arrestimin e dy personave, lya Lichtenstein, 34-vjeç, dhe gruaja e tij, Heather Morgan, 31- vjeçare, të dyshuar për tentativë pastrim parash, pasi fondet e vjedhura përfunduan në një portofol digjital që i përkiste Lichtenstein.
Ky është sekuestrimi më i madh i aseteve financiare në histori dhe rasti më i famshëm në përpjekjet e intensifikuara të shpallura së fundmi nga gjyqësori amerikan për të trajtuar aktivitetet kriminale që lidhen me kriptovalutat.
Sipas autoriteteve, hetuesit monitoruan transaksionet në të cilat të dyshuarit u përpoqën të mbulonin gjurmët e parave dhe shuma e sekuestruar përfaqëson 94.000 bitcoin ose gati 80% të shumës së vjedhur./abcnews.al