Gjatë dy ditëve të fundit nga zyrtarët policor janë shoqëruar në stacion pesë persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri dhe tri thika.
Sekuestrimi i armëve është kryer në pesë lokacione të ndryshme të rajonot të Prishtinës, gjatë 5 dhe 6 nëntorit, transmeton Fol Drejt.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa të tjetët, janë liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/