Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri në rajonin e Prishtinës, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, në këtë rast janë shoqëruar në stacione policore disa persona.
Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.
Në rastin e parë në rrugën “Gaula Rosi” në Fushë Kosovë, pas informatave për të shtëna me armë zjarri, policia ndërmori një kontroll të detajuar ndaj të dyshuarit me ç’ rast gjeti dhe sekuestroi;
▪︎ Një revole të tipit H-9, të kalibrit 9 mm, si dhe
▪︎ Dhjetë copë fishekë.
Ndërkaq në rastin e dytë në rrugën ”Ramiz Cernica” në Prishtinë, pas një kontrollit të detajuar ndaj një veture dhe jë të dyshuari policia ka gjetur dhe sekuestruar;
▪︎ Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, si dhe
▪︎ Pesë copë fishekë,
Ndaj personave të dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej./FolDrejt/