Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Obiliq.
Rasti është raportuar në polici gjatë ditës së djeshme, rreth orës 08:25, transmeton Fol Drejt.
Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie dhe 89 fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/