Irani, i cili ka disa nga çmimet më të lira të karburanteve në botë për shkak të subvencioneve të mëdha dhe rënies së monedhës kombëtare, po lufton kundër kontrabandës së shfrenuar të karburantit nga toka në vendet fqinje dhe nga deti në vendet e Gjirit Arab.
Autoritetet iraniane kapën një anije që transportonte 106,500 litra karburant kontrabandë dhe arrestuan nëntë anëtarë të ekuipazhit, njoftoi sot agjencia gjysmë zyrtare Tasnim.
“Sipas urdhrit të prokurorisë së ishullit Keshma, anëtarët e bazës detare filluan procesin e konfiskimit gjatë identifikimit të anijes që transportonte 106,500 litra karburant kontrabandë”, tha Ministri i Drejtësisë në provincën e Hormozganit, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.