Policia i ka kapur mbi gjashtë tonë mallra të kontrabanduara në regjionin e Mitrovicës, në katër raste të ndara.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në mesin e produkteve të kontrabanduara ka pije joalkoolike, vaj ushqimore si dhe tretës-nitro solvent.
“Njësit e doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia”.
“Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent. Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike.
Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike. Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.