Policia e Kosovës në kuadër të punës së saj parandaluese ka ndërmarrë një sërë veprimesh operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre, transmeton Fol Drejt.
Si rrjedhojë, siç bëjnë me dije nga policia, vetëm përgjatë vikendit që lamë pas, në katër lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë:
- Një armë automatike AK-47,
- Një revole të tipit Vzor, të kalibrit 7.65 mm,
- Dy revole me gaz të tipit Zoraki, të kalibrit 9 mm,
- Një pushkë gjuetie të tipit Bajkal, si dhe,
– Nëntëdhjetetetë (98) copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.