Policia e Kosovës ka bërë me dije se nga data 29 korrik e gjer më sot, në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar pesë armë zjarri, të cilat dyshohet të jenë përdorur në ahengje familjare, transmeton Fol Drejt.
Si rrjedhojë, pas përfundimit të procedurave dhe konsultimit me prokurorin e shtetit ndaj të dyshuarve janë inicuar raste për veprat “Përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Mbështetur në këto raste dhe rastet e tjera të ngjashme, Policia e Kosovës ka vazhduar thirrjen ndaj qytetarëve që t’u shmangen veprimeve të tilla.