Raportohet se autoritetet në provincën e Hamburgut konfiskuan jahtin e Usmanovit 156 metra të gjatë në portin e Hamburgut.
Në kuadër të sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, autoritetet gjermane sekuestruan një jaht 600 milionë dollarësh që i përket miliarderit rus me origjinë nga Uzbekistani, Alisher Usmanov, shkruan AA.
Sipas lajmeve në shtypin gjerman, autoritetet në provincën e Hamburgut konfiskuan jahtin e Usmanovit 156 metra të gjatë në portin e Hamburgut.
I konsideruar si jahti motorik më i madh në botë në tonazh bruto, jahti ka qenë në kantierin detar të kompanisë gjermane të ndërtimit të anijeve dhe inxhinierisë Blohm + Voss që nga tetori i vitit 2021, transmeton Fol Drejt.
Në lajme thuhet se Usmanov e ka blerë jahtin “Dilbar” në vitin 2016 nga prodhuesi gjerman i jahteve luksoze Lürssen për 600 milionë dollarë.
Jahti ka 65 kabina dhe mund të strehojë 40 pasagjerë dhe 80 anëtarë të ekuipazhit. Përveç një pishinë të madhe, jahti ka edhe dy helipadat dhe një sauna./FolDrejt/