Jahti i oligarkut rus, Sergey Chemezov me vlerë 143 milionë euro është sekuestruar në Spanjë.
Gjykata e Barcelonës ka vendosur sekuestrimin e jahtit “Meridan A” 85 metra të gjatë, si pasojë e padisë së ngritur për shkak të mos pagesës së tarifave të mirëmbajtjes në kantierin detar ku ndodhet prej muajit mars, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Thuhet se jahti në fjalë ishte i regjistruar te vajza e Sergey Chemezov, i cili ishte ish-agjent i KGB-së dhe zyrtar i lartë i kompanisë shtetërore të mbrojtjes “Rostec State Corporation” dhe që njihet me afërsinë me presidentin rus Vladimir Putin.
Chemezov ishte ndëshkuar gjithashtu edhe pas sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së pas pushtimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
Në Spanjë janë 4 jahte të mëdha të oligarkëve rusë me një vlerë totale mbi 600 milionë euro.
Me fillimin e luftës Rusi-Ukrainë, shumë vende të Bashkimit Evropian sekuestruan anije të tilla dhe madje disa i nxorën në ankand./FolDrejt/