300 kilogramë kokainë me vlerë 14 milionë euro u sekuestruan mëngjesin e sotëm në Selanik.
Mediet helene bëjnë me dije se gjatë operacionit policor janë arrestuar katër persona.
Sipas autoriteteve vendase mësohet se ngarkesa e drogës, vlera e së cilës llogaritet nga 10 deri në 14 milionë euro, është nisur nga Kolumbia dhe ka mbërritur në portin e Selanikut në një kontejner me banane.
Sasia e kokainës është transportuar më pas në një shtëpi në zonën e Shkolarit, jashtë Selanikut, ku përfundimisht është konfiskuar, ndërsa katër arrestimet janë bërë njëkohësisht.
Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për britanikë, anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës./abcnews.al/