Policia çeke sekuestroi një ngarkesë të madhe kokaine në banane që u dërguan në disa supermarkete.
Policia çeke sekuestroi një ngarkesë të madhe kokaine në banane, e cila u dërgua në disa supermarkete, tha policia dhe televizioni shtetëror raportoi se bëhej fjalë për gjysmë ton drogë me vlerë rreth 64 milionë dollarë.
Policia postoi një foto në Twitter dhe tha se kokaina e paketuar në “kube” u gjet nga punonjësit e supermarketeve, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.