Një armë është sekuestruar sot gjatë një ahengu familjar në komunën e Vushtrrisë, transmeton Fol Drejt.
Sipas policisë, në orët e mesditës së sotme, në stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, transmeton Fol Drejt
Me të marrë informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, në fshatin Stanofc, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar N. H., 57 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/