Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, është shoqëruar në stacion një person dhe është sekuestruar një armë zjarri.
Ky person po kërkohej nga policia që nga fillimin i muajit janar, përcjell Fol Drejt.
“Personi i dyshuar po kërkohej nga policia, që nga data 11.01.2023, për veprat :
– shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm,
-Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm – Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës.
Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, konform kompetencave dhe autorizimeve ligjore është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë, rendit dhe qetësisë publike”, njofton policia./FolDrejt/