Një rast i cilësuar si armëmbajtje pa leje është raportuar të ketë ndodhur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 04:00, transmeton Fol Drejt.
Siç bën me dije raporti 24 orësh, gjatë kontrollit në valixhet e një të dyshuari kosovar është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok me mbishkrimin police.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/