Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët sot në Dibër ka mbajtur mbledhje në të cilën është diskutuar për shumë çështje.
Mbledhja është zhvilluar pa prani të mediave, pas së cilës, lideri i partisë Ziadin Sela dha deklaratë.
“Në Maqedoni, që nga pavarësimi e deri më sot, asnjëherë nuk janë mbajtur zgjedhje të lira dhe korrekte. Kështu ishte edhe në zgjedhjet lokale. Ajo që ka ndodhur në zgjedhjet në Strugë është dëshmi se gjithmonë ka pasur manipulim të zgjedhjeve, pasi që ka pasur manipulim të votave nga ana e LSDM-së dhe BDI-së”, tha Sela.
Në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend dhe proceset gjyqësore dhe aktvendimet gjyqësore ai tha se të njëjtat mund të ndikojnë edhe në zgjedhjet presidenciale, të caktuara për më 21 prill.
“Procesi gjyqësor për 27 Prillin kundër Abdulfetah Alimit është proces i montuar politik, pasi që ai në vend që të shpallet për hero, mori dënim me burg prej 7 vjetëve. Ai mua ma shpëtoi jetën, dhe u dënua pasi që nuk i ka ndaluar t’i hapin dyert, ata që sot janë amnistuar dhe liruar”, tha Sela.