Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë Veriore, Ziadin Sela i është bashkuar marshit për Astrit Deharin në Prishtinë.
Ai është parë i shoqëruar me ish-deputetin e LVV-së, Ismajl Kurteshin.
Ndryshe, marshi: “Një popull për drejtësi”, ka gjetur mbështetjen e shoqërisë civile, personave publikë dhe shumë organizatave politike.

Vlen të theksohet se sot mbushen plot tri vjet që kur Astrit Dehari vdiq.
Ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje u gjet i vdekur pasditen e 5 nëntorit të viti 2016, brenda qelisë ku po qëndronte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.