Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një intervistë në ,,Klan Debat” ka folur për mundësinë e bashkpunimit mes opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase ka thënë se një bashkpunim i tillë është i mundur.
Sela ka thënë: Bashkëpunimi me opozitën maqedonase është i mundur nëse kjo do të jetë në të mirën e qytetarëve, po sigurisht se ne kemi programin tonë ,,Shtet për të gjithë” i cili duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë ata që duan bashkpunimin tonë sepse ne deri sot kemi dëgjuar për shoqëri për të gjithë por që nuk është bërë asnjëherë por është përdorur si farsë politike për manipulim të qytetarëve me qëllim të përfitimit politikë” – ka deklaruar Ziadin Sela për Klan Maqedonia në emision ,,Klan Debat”, përcjell foldrejt.com.