Për kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është e papranueshme që vendi të vijë në situatë ku duhet të respektohet një marrëveshje e arritur mes dy liderëve të partive politike dhe në anën tjetër të anashkalohet ligji që është në fuqi. Kreu i ASH-së i pyetur rreth amendamentit që ditëve të fundit u publikua në opinion, me çrrastë deputeti i kësaj partie Alil Snopçe kërkon që regjistrimi të mbahet në qershor, Sela këtë e cilësoi si tentim të BDI-së për të fshehur tradhtinë që ua bëri shqiptarëve.
Ne kishim të drejtë edhe atëherë, kemi të drejtë edhe sot, sepse është nj proces i cili veçmë ka nisë dhe nuk mund ti ndërpresësh në gjysmë të rrugës qytetarët. Për X arsye tani po hapen edhe tema të tjera. Nga ajo që dëgjuam në pres konferencë se ka ardh puna të respektohet vendimi i kryetarit të një partie dhe të mos respektohet ligji. Po përdoren edhe definicione tjera tani, jo evidentimi, verifikim dhe gjithë kjo me të drejtë hapin dilema tek qytetarët, tek ata të cilët janë të regjistruar që të kemi një proces regjistrimi real. Atë që e kemi kërkuar jo tash, jo para 10 viteve, nga vitet 90. Amendamenti që ju e përmendi është shembulli më i qartë se si mundohet BDI-ja të manipuloj opinionin, të fsheh tradhëtinë që ua bën shqiptarëve duke hedhur fajin diku tjetër, në ndërkohë që në dorë për tu shtyu ose për të mos u shty regjistrimi e kemi ne, vetëm ne”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.