Pas publikimit të sondazhit të Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) me seli në Washington DC në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 qershorit, ka reaguar në Twitter kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Duke komentuar sondazhin, Sela shkruan se “Fondacioni amerikan IFES nxjerr koalicionin Aleanca për Shqiptarët / Alternativa si fitues i zgjedhjeve të 15 korrikut midis partive shqiptare. Kjo datë do të shënojë një fitore historike për shqiptarët, fundin e qeverisjes së korruptuar 18 vjeçare të BDI-së dhe rënien e mbetjeve të fundit të regjimit të vjetër.”
Ky sondazh, i realizuar në mes të 30 majit dhe 4 qershorit, konfirmon epërsinë e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët / AlternAtivA në bllokun shqiptar me 12.4% karshi BDI-së me 11.8%. Ky sondazh vjen në vazhdën e disa sondazheve amerikane si ai nga International Republican Institute (IRI) apo nga National Democatic Institute (NDI) që tregojnë gjithashtu për pëkrahjen gjithnjë në rritje për Koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.