“Ne do të koalicinojmë me njerëz, jo me njerëz që u bëjnë keq, por njerëz që do t’u bëjnë mirë njerëzve të cilët për 30 vjet kanë paguar tatim shtetit se edhe pse kanë jetuar këtu, janë ndjerë të huaj. Le të bëhen njerëz, se me njerëz jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”.
Kështu ka deklaruar lideri i ASH-së, Ziadin Sela në pyetjen se a do të koalicionojë me OBRM-PDUKM-në pasi me amandamente e ka bllokuar ligjin për shtetësinë.
“Edhe nëse ka koalicion, ai është i prishur”, shtoi më tej Sela.
Ka treguar se ky ligj është parakusht i koalicioni ASH-AAA për bashkëpunimet e radhës, ndërkaq ka shtuar se nëse OBRM-PDUKM-ja e ka bllokuar ligjin me amandamente, “LSDM-ja fare se ka pranuar atë ligj”.