Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikola Selakoviq, i ka reaguar deklaratës së raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila është shprehur e pakënaqur me fshirjen e listave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët nuk mund të votojnë.
Ai ka shtuar se Von Cramon ka të drejtë të jetë e pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, pasi sipas tij, serbët edhe një herë e kanë përkrahur politikën që garanton përparim ekonomik, paqe dhe stabilitet.
Selakoviq, në një deklaratë të lëshuar për media, e ka quajtur Von Cramonin një mike dhe lobiste të kosovarëve, raporton Tanjug, transmeton KlanKosova.tv.
“Nuk është puna e eurodeputetëve të mbështesin përmbysjen e qeverisë së një shteti sovran dhe të kufizojnë të drejtën e qytetarëve serbë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre politikë në procesin demokratik”, tha Selakoviq.