I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme pritet që ta vizitojnë Serbinë.
Tema kryesore pritet të jetë çështja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, tha se derisa Albin Kurti është në krye të qeverisë në Prishtinë, zor se mund të ketë dialog.
“Qëndrimi ynë dhe ajo që nuk ndryshon është se ne jemi gjithmonë të gatshëm të ulemi në tryezën e negociatave dhe të bisedojmë, por për neve është e qartë se për aq kohë sa Kurti është në Prishtinë, mund të mos ketë dialog, përderisa ai vendos”, është shprehur Selakoviq në RTS, transmeton Klankosova.tv, përcjell FolDrejt.com.
Ai gjithashtu tha se Beogradi është i përkushtuar për dialog, si dhe për ruajtjes e paqes dhe stabilitetit, gjithashtu sipas tij, Serbia do të jetë një fqinj i mirë që do të përpiqet të zhvillojë marrëdhënie të mira, të përqendrohet në interesat e përbashkëta.