Në seancën që po zhvillohet brenda Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, i ka shtruar një pyetje Qeverisë.
Duke u ndërlidhur me mosfunksionalizimin e zyrës për çështjen e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Selmanaj ka pyetur se a janë një Qeveri apo organizatë joqeveritare, transmeton Fol Drejt.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka reaguar duke thënë se kjo zyrë është funksionale dhe se i kryen të gjitha shërbimet për kategoritë e dala nga lufta sipas ligjeve në fuqi./FolDrejt/